Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kryeministri spanjoll i gatshëm të dëshmojë në gjyqin ndaj bashkëshortes së tij për korrupsion

Kryeministri spanjoll i gatshëm të dëshmojë në gjyqin ndaj bashkëshortes së tij për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha sot se është i gatshëm të dëshmojë në gjyqin për korrupsion ndaj bashkëshortes së tij Begonia Gomet, por do ta bëjë këtë me shkrim, sipas një dokumenti dërguar gjykatësit përgjegjës për çështjen.

“Unë kam vullnetin, pasi nuk mund të bëhet ndryshe, të bashkëpunoj me administrimin e drejtësisë, gjithmonë duke respektuar rreptësisht kuadrin e përcaktuar nga Kushtetuta spanjolle,” tha Sanchez.

Por “për shkak të postit tim si kryeministër, deklarata ime duhet të bëhet me shkrim”, siç parashikon ligji, shtoi kreu i qeverisë, duke shprehur sigurinë se gjyqtari do të respektojë “kuadrin kushtetues dhe ligjor” të Spanjës.

Hetuesi Juan Carlos Peinado, i cili është përgjegjës për hetimin kundër Begonia Gomet, njoftoi të hënën se dëshiron të dëgjojë liderin socialist si “dëshmitar” më 30 korrik në Pallatin Montclois, rezidenca zyrtare e kreut të qeverisë.

Begonia Gomet, e cila drejton një program master në administrimin e biznesit në Universitetin Complutense të Madridit, dyshohet se ka përdorur pozicionin e saj si gruaja e kryeministrit për marrëdhëniet e saj profesionale, veçanërisht me Juan Carlos Barabes, një biznesmen spanjoll, kompanitë e të cilit pretendonin sponsorizimin publik.

Hetimi kundër Gomet filloi pas një ankese të paraqitur nga grupi i ekstremit të djathtë Manos Limpias (Duart e Pastra), i cili tha se bazohej në artikuj të shtypit.

Powered by WordPress