Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi kërkoi nga qytetarët që mos të bien pre e euforisë së heroizmit të Faton Hajrizit.
Mehmetaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për Kurtin, hero është Oliver Ivanoviq.
“Albin Kurti pati dalë po ashtu edhe iu patë tregu qytetarëve qysh Oliver Ivanoviç, krimineli serb dhe udhëheqësi e themeluesi i organizatës terroriste-kriminale Rojat e Urës, është hero i Kosovës.
Albin Kurti dhe krejt Vetëvendosja hallin me Faton Hajrizin e kanë se i ka zhveshë si askush tjetër nga gogoli i Serbisë.” – ka thënë ai.
Sipas Mehmetajt, Kurti është gjetur njëjtë si Ivica Daçiq, duke e konsideruar Faton Hajrizin krimienl.
“Prandaj, nuk po e durojnë dot as Faton Hajrizin, as tregimin për të, e as simpatinë nga qytetarët.
Mbaje o zotëri ti hero Ivanoviç-in, e lëri njerëzit të zgjedhin vetë se çka mendojnë për Faton Hajrizin.” – ka thënë tutje ai.