Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Sa orë ju largon kafja nga gjumi?

Sa orë ju largon kafja nga gjumi?

Shumë persona për një arsye ose tjetër e kanë problem të bien shpejt në gjumë dhe konsumimi i kafesë para gjumit e bënë edhe më të vështirë për ta.

Pasi të konsumohet, kafeina absorbohet shumë shpejt dhe shpërndahet në të gjithë trupin tuaj, duke përfshirë edhe trurin tuaj. Është këtu që kafeina nxjerr efektin e saj më klasik – duke ju ndihmuar të mbani vigjilent dhe zgjuar.

“Për fat të mirë, kafeina nuk qëndron përgjithmonë në trupin tuaj”, thotë Dr Rashad Ramkissoon.

Sipas FDA-s, gjysma e efektivitetit të kafeinës – koha që i duhet që sasia fillestare e substancës të zvogëlohet përgjysmë – është midis katër dhe gjashtë orë.

Kjo do të thotë se deri në gjashtë orë pasi keni pirë një pije me kafeinë, gjysma e kafeinës që keni konsumuar është ende e pranishme në trupin tuaj – duke ju mbajtur vigjilent. Dhe, nëse është koha e gjumit, kjo sasi mund t’ju mbajë zgjuar dhe do të keni probleme të flini.

“Toleranca ndaj kafeinës mund të ndryshojë nga personi në person – disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj kafeinës, të tjerët më pak të ndjeshëm”, thotë Dr. Ramkissoon. “Dhe oraret e punës dhe oraret e gjumit të të gjithëve nuk janë të njëjta”.

Por, kur është vonë për ju që të pini kafe pa ndikuar tek gjumi i juaj?

Ndonëse është vështirë të dihet, rekomandohet që dikush që punon me një orar nga ora 9 deri në 5 dhe ka një orar standard të gjumit të ndërprejë marrjen e kafeinës rreth orës 2 ose 3 të ditës.

“Kërkimet mbi kohën e saktë të ndikimit të kafeinës në gjumë janë të kufizuara, por ekziston një studim i vogël që tregon se pirja e kafeinës gjashtë orë para gjumit mund të ndikojë në gjumin, edhe nëse nuk e vëreni”, thotë Dr. Ramkissoon.

Powered by WordPress