Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prizren-Gjakovë, shkruan Arbëria TV.
Sipas Policisë një person po bartte trupin e një personi të vdekur me veturë, e rrugës u aksidentuar me veturën e Policisë së Kosovës
Arbëria TV ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe të njëjtit kanë dhënë detaje tjera për rastin.
Nga aksidenti të lënduar mbetën 3 persona, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Tutje, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, bëri me dije se është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.