Presidenti amerikan Joe Biden do ta mbajë një fjalim të mërkurën mbi vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale .
Siç raporton CNN, ai do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale në orën 20:00. ET (në 14:00 sipas orës sonë lokale).
Biden njoftoi vendimin e tij për të mos kërkuar rizgjedhjen në një letër të postuar në X të dielën, pas së cilës ai dha miratimin që zëvendëspresidentja Kamala Harris të jetë kandidate e demokratëve për presidente.
Harris siguroi mbështetjen e mjaftueshme të delegatëve demokratë për t’u nominuar nga partia, sipas CNN.