Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Të ndryshme > Peshkaqenët në Brazil “testohen” për lëndë narkotike, dalin pozitiv, shkencëtarët shpengojnë fenomenin

Peshkaqenët në Brazil “testohen” për lëndë narkotike, dalin pozitiv, shkencëtarët shpengojnë fenomenin

Biologët detarë testuan 13 peshkaqenë brazilianë të marrë nga brigjet afër Rio de Zhaneiros dhe zbuluan se kishin nivele të larta kokaine në muskujt dhe mëlçinë e tyre.

Përqendrimet ishin deri në 100 herë më të larta se sa ishte raportuar më parë. Studimi i kryer nga Fondacioni Oswaldo Cruz, është i pari që zbulon praninë e kokainës në peshkaqenë.

Ekspertët besojnë se kokaina po hyn në ujëra nëpërmjet laboratorëve të paligjshëm ku prodhohet droga ose përmes mbetjeve të tjera.

Pakot e kokainës të humbura ose të hedhura nga trafikantët në det mund të jenë gjithashtu një burim, megjithëse kjo është më pak e mundshme, thonë studiuesit.

Sipas tyre, thuhet se është e nevojshme që të kryhen vrojtime të tjera për të parë nëse kokaina po ndryshon sjelljen e peshkaqenëve, pasi më herët është parë se droga ka tek ta, të njëjtin efekt si te njerëzit.

Vitin e kaluar, në mostrat e ujit të detit të mbledhura në brigjet jugore të Anglisë, u gjetën komponime kimike si benzoylecgonine, e cila prodhohet nga mëlçia pas përdorimit të kokainës.

Powered by WordPress