Superylli i Euro 2024, Nico Williams është në qendër të një beteje intensive transferimi midis Barcelonës dhe një sërë klubesh të Ligës Premier.
22-vjeçari shënoi golin e parë për të ndihmuar Spanjën të mposht Anglinë 2-1 për të fituar Euro 2024.
Kjo mbylli disa javë të pabesueshme për anësorin, i cili ka qenë një nga yjet e turneut.
Sulmuesi erdhi përmes sistemit të të rinjve të Bilbaos dhe që atëherë ka bërë 122 paraqitje në ekipin e parë me 20 gola.
Shfaqjet e Williams kanë çuar në interesim të madh për të – veçanërisht nga Barcelona.
Barcelona po intensifikon bisedimet dhe po përpiqet të sigurojë nënshkrimin e Williams sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mundin rivalët e tyre nga Liga Premier.
Kjo sipas gazetarit Fabrizio Romano, i cili shkroi në X: “Barcelona është e përgatitur të avancojë në bisedimet me kampin e Nico Williams duke filluar nga kjo javë, pasi struktura e pagave është faktori kyç për të ecur përpara”.
“Hansi Flick e ka aprovuar tashmë transferimin e Nicos si objektivin kryesor për këtë verë. Koha është kyçe pasi klubet e Ligës Premier janë gjithashtu atje”.