Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zyrtari i PDK-së: Albulena Haxhiu duhet të shkarkohet, është e pavetëdijshme për rolin e saj

Zyrtari i PDK-së: Albulena Haxhiu duhet të shkarkohet, është e pavetëdijshme për rolin e saj

Zyrtari i PDK-së, Perparim Gruda, ka thënë se ministrja Albulena Haxhiu, duhet të japë dorëheqje. Sipas Grudës, Haxhiu është ministrja më e dështuar dhe ajo duhet të zëvendësohet.

“Kjo është ministrja më e dështuar dhe ne kërkojmë që të japë dorëheqje. Kërkojmë që të zëvendësohet me një person tjetër që është kompetent”, ka thënë Gruda në FRONTAL të T7.

Ai tutje ka thënë se ministrja Haxhiu është e pavetëdijshme për rolin e saj që ka si ministre.

“Kjo ministre është e pavetëdijshme për pozicionin që ka”, ka shtuar tutje Gruda.