Rënia e flokëve mund edhe të trashëgohet, në rast se njëri nga prindërit vuan nga rënia e flokëve kjo gjë transmetohet edhe tek fëmija.
Rënia fillon përafërsisht nga mosha 20 vjeçare por kjo vërehet kur personi arrin të 30-tat.
Por përveç trashëgimit ka edhe disa tjerë faktorë që shkaktojnë rënien e flokëve:
Stresi
Stresi është njëri ndër faktorët kryesor për rënien e flokëve. Bile duke pas arsye stresin flokët bien në të gjitha zonat ose mund të lokalizohet në mënyrë rrethore.
Sëmundjet e ndryshme
Mund të ndodh shpesh se flokët mund të fillojnë të bien pas kalimit të ndonjë infeksioni, etheve të forta, operacioneve e arsye tjera. Në këto raste vetëm korrigjimi i disekulibrit mund të evitojë rënien e flokëve.
Pakujdesia
Keqtrajtimi i flokëve me trajtime kozmetike që kanë cilësi të keqe mund të bëjnë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokëve është edhe larja e shpeshtë ose tharja e tyre pasi që bëjnë të mundur këputjen e flokëve dhe mund të bëjnë disekuilibrim në shtresën e yndyrshme të flokëve.