Kandidati republikan për zëvendëspresident, JD Vance nuk ka humbur kohë dhe ka sulmuar Kamala Harris, e cila është favoritja për të qenë kandidatja zyrtare e demokratëve për presidente në SHBA.
Në tubimet që zhvilloi në Ohio dhe Virginia, Vance u shpreh se Harris është një milion herë më keq se Biden, shkruan BBC.
“Tani, historia do ta kujtojë Joe Biden si jo thjesht një dorëheqës, siç është ai, por një nga presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por miqtë e mi, Kamala Harris është një milion herë më keq dhe të gjithë e dinë këtë. Dhe ndërsa jemi në temën e Joe Biden, a mundet dikush të pranojë se nëse Joe Biden nuk është i përshtatshëm për të kandiduar për president, ai nuk është i aftë të shërbejë as si president i Shteteve të Bashkuara?
Nëse Kamala Harris është shumë e verbër ose shumë e korruptuar për të pranuar para popullit amerikan se Joe Biden nuk duhet të kishte qenë kurrë atje, as ajo nuk është e përshtatshme për të shërbyer”, theksoi ai.