Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria / Berisha veçse ka hedhur akuzua ndaj saj një ditë para

Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria / Berisha veçse ka hedhur akuzua ndaj saj një ditë para

Para disa ditësh Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu doli me një deklaratë rreth arratisjeve të fundit të të burgosurve nga burgjet e Kosovës, e cila tha se këto arratisje janë organizuar nga Serbia për ta dëmtuar rendin juridik në Kosovë, raporton TV Arbëria.

Sa i përket arrestimeve të fundit nga burgjet duke përfshirë edhe atë të Faton Hajrizit, sot gjatë ditës është intervistuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena nga Prokuroria Speciale për shkak të këtyre deklaratave të saj për të arratisurit nga burgjet e Kosovës, dhe ndihmën e tyre, sipas saj, nga Serbia.

Në lidhje me këtë çështje, ditën e djeshme në një prononcim për TV Arbëria, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha e ka akuzuar Ministren e Drejtësisë teksa e ka quajtur pretendim të turpshëm dhe mjerim mental, duke shtuar se duhet të intervistohen edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, po ashtu dhe drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.

Citati i Hisen Berishës:

“Kurse pretendimi i turpshëm i Ministres së drejtësisë, së arratisja e tijë është koordinuar nga qarqe serbe të Beogradit, është tregues i mjerimit mental të kësaj minstreje e cila pa asnjë dyshim se do përballet me drejtësinë në të ardhmën për shkeljet e ligjeve dhe kushtetutës por edhe keqpërdorimit të pozitës funksionale“, është shprehur ai.

Berisha po ashtu ka akuzuar edhe për vendimin e heqjes së armëve nga personeli i institucioneve korektuese, teksa ka thënë se arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës për të cilat sipas Ministres së Drejtësisë, janë organizuar nga grupe kriminale serbe, ai ka rikujtuat vendimin e lartcekur.

“Nëse arratisja e tij ishte skenar beogradas, atëherë kjo ministre në Maj të këtij viti, ka vendosur heqjen e armëve nga personeli i institucioneve korrektuese. Këtë akt e kam cilësuar, si dhe shumë ekspert tjerë, si “parakusht që të krijohen rrethanat për arratisje të të burgosurve”, tha ai për TV Arbëria.

Powered by WordPress