3 mijë e 344 kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve janë bërë në veri të vendit nga data 9 maj e deri më sot.
Kështu ka konfrimuar për TV Arbëria, Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani .
Sipas tij vetëm më 22 korrik janë bërë 121 kërkesa.
Më tej, ai ka treguar se momentalisht në Leposaviq janë 934 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 859, në Zubin Potok 525 kurse në Zveçan janë 593 kërkesa.
