Qendër mbrojtësi, Jamal Arago do të rikthehet në futbollin kosovar.
Arago i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit nga Libia, Al-Ahli Benghazi, ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Kosovë.
Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Arago është përforcimi i ri i Gjilanit. Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin gjilanas.
30 vjeçari e njeh mirë futbollin kosovar, pasi në të kaluarën ishte pjesë e Gjilanit, Prishtinës e Dritës.
Padyshim ky do jetë një përforcim i mirëpritur për trajnerin Nuhiu tek “Skifterat”.