Ronald Araujo dëmtoi tendinën e Akilit gjatë Kupës së Amerikës, të luajtur me Uruguain.
Sot mbrojtësi i Barcelonës iu nënshtrua një operacioni, i cili ishte një sukses i plotë, siç njoftoi klubi Blaugrana në një shënim të publikuar në faqen e tyre zyrtare.
“Lojtari i ekipit të parë Ronald Araujo iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm këtë të hënë për një dëmti. Ky operacion u krye nga Dr. Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit, në Turku (Finlandë). Koha e kthimit të tij do të varet nga përparimi i tij.”
Uruguaiani mund të mungojë deri në katër muaj dhe për këtë arsye nuk do të kthehej në fushë para dhjetorit. Vendimi për t’iu nënshtruar një operacioni, zbulon gazeta spanjolle Relevo, është marrë pas një diskutimi me mjekët e Barçës dhe rrethin e tij besnik.