Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Këshilli i BE-së ua heq vizat serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë

Këshilli i BE-së ua heq vizat serbëve të Kosovës të cilët kanë pasaporta të Serbisë

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se vendimi është marrë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.

“Këshilli miratoi një rregullore që siguron që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor t’i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke hequr përjashtimin e aplikuar më parë për mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe”, thuhet në njoftim.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Në platformën “X”, ai ka shkruar se kjo është një fitore e rëndësishme për serbët në Kosovë.

“Unë e mirëpres vendimin e Këshillit të Evropës për heqjen e vizave për serbët në Kosovë”, thotë ai.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës gëzojnë lirinë e lëvizjes që nga janari i vitit 2024.

Powered by WordPress