Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini nuk ka ndërmend të largohet nga posti i tij.
Ai theksoi se nuk ka probleme me negociatat me klubin.
“Ka një marrëveshje verbale për një kontratë të re me Atalantën, pa probleme”, citon Sky Sport të ketë thënë Gasperini.
Në sezonin 2023/24, Atalanta fitoi Europa League dhe u kualifikua në Champions League. Gasperini është vlerësuar si trajneri më i mirë i muajit maj në kampionatin italian.