Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > UP vazhdon ngritjen në rangimin botëror të Webometrics, Kurti: Ky lajm i mirë i shtohet lajmit tjetër të ditëve të fundit

UP vazhdon ngritjen në rangimin botëror të Webometrics, Kurti: Ky lajm i mirë i shtohet lajmit tjetër të ditëve të fundit

Universiteti i Prishtinës me ngritjen më të madhe dhe renditjen me të lartë në Webometrics ndonjëherë.

Pas këtij lajmi, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cila tha se ky është një tjetër lajm i mirë për Kosovën.

Ai shkruan se, për herë të parë, anëtarë të personelit akademik që janë në marrëdhënie të rregullt pune, do të kenë mundësi transferimi në Universitetin e Prishtinës pa iu nënshtruar procedurave të konkursit publik.

“Kjo masë, që përveç tjerash është ftesë dhe mundësi për shkencëtarët, studiuesit dhe profesorët nga diaspora jonë, padyshim që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së studimeve dhe konkurrencës akademike, nga të cilat do përfitojnë studentët, shkenca dhe vetë Universiteti publik”, shkruan tutje Kurti.

Shkrimi i plotë:

Ky lajm i mirë i shtohet lajmit tjetër të ditëve të fundit, që me rastin e miratimit të Statutit të ri të Universitetit, për herë të parë, anëtarë të personelit akademik që janë në marrëdhënie të rregullt pune në një universitet që është në mesin e katërqind (400) universiteteve më të mira në botë, sipas renditjes së ‘Times Higher
Education World University Rankings’ ose ‘QS World University Rankings’ do të kenë mundësi transferimi në Universitetin e Prishtinës pa iu nënshtruar procedurave të konkursit publik.Sipas statutit të ri, “kërkesa për transferim bëhet me propozimin e rektorit, dekanit ose këshillit të njësisë akademike përkatëse dhe miratohet nga senati.”

Kështu, kandidatët e interesuar, që e plotësojnë kriterin e mësipërm, mund të shprehin interesin te cilido prej këtyre autoriteteve, pra rektori, dekani ose këshilli i fakultetit përkatës.

Kjo masë, që përveç tjerash është ftesë dhe mundësi për shkencëtarët, studiuesit dhe profesorët nga diaspora jonë, padyshim që do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së studimeve dhe konkurrencës akademike, nga të cilat do përfitojnë studentët, shkenca dhe vetë Universiteti publik.