Albian Hajdari mund ta vazhdojë karrierën në Bundesligë të Gjermanisë. Interesim për qendërmbrojtësin e Luganos ka shprehur Augsburgu, raporton të dielën gazeta zvicerane “Blick”.
Më herët është bërë e ditur se për Hajdarin, interesim kishte shprehur edhe Torino.
Hajdari 21-vjeçar ka zhvilluar 69 ndeshje për Luganon, ndërsa ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar edhe me një asistim.
Hajdari ishte në listën e zgjedhur të Zvicrës për Evropianin që u mbajt këtë verë në Gjermani.
Ai ka gjashtë paraqitje për Shpresat e Zvicrës. Shpejtë pritet t’i bashkohet ekipit A të helvetikëve.