Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas shpërthimit tek Liqeni i Ujmanit. Ai ka thënë se Serbisë nuk po levërdisë normaliteti i krijuar në atë pjesë.
Sipas tij, “nervoza po u bëhet agresive” duke iu referuar grupeve të ndryshme kriminale që kanë përfituar nga ajo pjesë e KosovëS.
Ai ka thënë se njësitë policore janë duke hetuar rastin.
Tutje kryeminisntri i vendit zotohet se “kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim”.