Muhamet Hyseni, sulmuesi i kombëtares së Kosovës ka debutuar në Danimarkë.
Klubi i tij, Horsens ka humbur ndaj Frederica me rezultatin 1:3.
Hyseni u fut në lojë në pjesën e dytë dhe luajti 30 minuta, por paraqitja e tij ishte shumë për të dëshiruar.
Sipas FlashScore ai u vlerësua me notën 6.7 duke mos arritur ta tregonte vetën e tij.