Kampionati Evropian përfundoi me Spanjën që fitoi trofeun e katërt në historinë e turneut. Por me kalimin e ditëve, emri i Xavi Simons është ende një nga më të përfolurit në treg.
Mesfushori sulmues 21-vjeçar, pasi gjeti klubin e tij si huazim te Leipzig, shkëlqeu edhe me Holandën në Euro 2024, duke ngjallur interes nga shumë klube për të.
Në fakt, Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester United thuhet se e duan talentin. Dhe Dani Olmo, një tjetër talent që më në fund shpërtheu te Leipzig, kërkohet edhe nga klubet më të mira në botë, veçanërisht nga Barcelona. Marco Rose, trajneri i Leipzig, foli për të dy:
“Dani Olmo? Jam super i relaksuar, gjithsesi nuk mund t’i ndryshoj gjërat. Do ta dimë në ditët në vijim, por do të fle i qetë. Xavi Simons? Le të shpresojmë që ai të kthehet. Edhe pse nuk është i yni, për sa më përket mua, Xavi është lojtar i Leipzig-ut”, tha ai në konferencën për shtyp.