Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dalin pamjet me dëmet që shkaktoi shpërthimi në afërsi të Liqenit të Ujmanit

Dalin pamjet me dëmet që shkaktoi shpërthimi në afërsi të Liqenit të Ujmanit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Gazetën Express se nga ky shpërthim nuk ka njerëz të lënduar, ndërsa janë dëmtuar dy vetura.

Policia po merret me zbardhjen e rastit, ndërsa mediumi “Ditori.com”, ka publikuar pamje nga pjesa ku dyshohet se u hodh mjeti shpërthyes.

Foto: