Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hidhet një granatë dore në afërsi të Liqenit të Ujmanit, Policia jep detaje: Dëmtohen dy vetura, nuk ka të lënduar

Hidhet një granatë dore në afërsi të Liqenit të Ujmanit, Policia jep detaje: Dëmtohen dy vetura, nuk ka të lënduar

Dy vetura janë dëmtuar në afërsi të Liqenit të Ujmanit, konkretisht në pjesën ku po freskohen qytetarët si pasojë e gjuajtës me granatë dore.

Lajmin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po qëndrojnë ende aty.

“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar”, tha Elshani.

Më tutje ai tha se janë duke punuar në zbardhjen e rastit.