Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Në Brazil akordohet penalltia më e çuditshme, lojtari e godet topin e dytë që ishte në fushë dhe ia mohon golin kundërshtarit

Në Brazil akordohet penalltia më e çuditshme, lojtari e godet topin e dytë që ishte në fushë dhe ia mohon golin kundërshtarit

Skuadra braziliane, Flamengo fitoi një penallti në rrethana ndoshta më të çuditshme që do të shihni për një kohë të gjatë.

Ndeshja e kampionatit midis skuadrave të Brasileiro Serie A, Flamengo dhe Criciúma, ishte e destinuar të përfundonte në barazim, por një penallti e vonë nga sulmuesi i Flamengos, Gabriel Barbosa, e vendosi ndeshjen 2-1 në favor të vendasve.

Një penallti e vonë është dramatike në çdo situatë normale, por drama shkon në kulm kur ajo jepet në rrethana kaq të çuditshme sa kjo.

Me lojtarin e Flamengos, Cebolinha, që merr një top të shkëlqyeshëm të dhënë për të shënuar, Barreto i Criciúma-s e goditi topin e dytë që kishte hyrë në fushë, duke e dërguar atë drejt topit aktiv që Cebolinha ishte gati ta godiste.

Gjyqtari Maguielson Lima Barbosa nuk hezitoi të fryjë bilbilin dhe i dha Flamengos një penallti në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë, Barreto mori një karton të verdhë, ndoshta për sjellje të pahijshme ose ndonjë rregull që lidhet me ndërhyrjen e paligjshme në lojë.

Megjithatë, mbetet e paqartë se cilin kod mund të ketë cituar gjyqtari brazilian në raportin e tij pas ndeshjes në shtëpinë e Flamengos, Mane Garrincha.

Powered by WordPress