Cagliari po përgatitet të mirëpresë Alen Sherrin.
Mediet italiane raportojnë se portieri 26-vjeçar, i cili në sezonin e fundit fitoi kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë me Egnatian, pritet që nesër të zbarkojë në Itali.
Këtë të hënë, 22 korrik, Sherri do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, që më pas të firmosë kontratën me Cagliari-n, me klubin italian që tashmë e ka arritur marrëveshjen me Egnatian.
Menjëherë pas vizitave mjekësore, Sherri do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, pra deri më 30 qershor 2027 me Cagliari-n.