Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > De Bruyne arrin marrëveshje me klubin e ri, atij pritet t’i bashkohet edhe Ederson

De Bruyne arrin marrëveshje me klubin e ri, atij pritet t’i bashkohet edhe Ederson

Kevin De Bruyne raportohet se ka arritur marrëveshje personale për t’u transferuar në Superligën e Arabisë tek Al Ittihad.

Pasi kaloi pothuajse një dekadë në ‘Etihad’, kontrata aktuale e mesfushorit belg pritet të skadojë në fund të sezonit 2024/2025.

Sipa gazetarit Rudy Galetti, Al Ittihad ka arritur marrëveshje personale me De Bruynen dhe tashmë ka mbetur në dorën e dy klubeve për të diskutuar çmimin e transferimit.

Bisedimet mes klubit arab dhe Manchester Cityt thuhet se po vazhdojnë për transferimin e 33-vjeçarit i cili kaloi në Angli në vitin 2015 për 55 milionë euro nga Wolfsburgu.

Al Ittihadi së fundmi emëroi në postin e trajnerit ish-reprezentuesin francez Laurent Blanc, ndërsa në ekipin e saj ka disa yje të futbollit botëror si N’Golo Kante, Karim Benzema dhe Fabinho.

Sidoqoftë, përkundër faktit që shpenzuan shumë verën e kaluar, klubi në pronësi të Fondit të Investimeve Arabe, e përfundoi kampionatin në pozitën e pestë.

Transferimi i De Bruynes do të ishte nje goditje e madhe për klubin dhe një aventurë e re për belgun pas nëntë viteve në Angli.

Gjatë 382 paraqitjeve për Cityn, De Bruyne ka shënuar 102 gola dhe ka dhuruar 170 asistime, ndërsa ka fituar 15 trofe me klubin.

Sidoqoftë, De Bruyne duket se nuk do të jetë goditja e vetme e Al Ittihadit këtë afat kalimtar, pasi ata po synojnë edhe transferimin e bashkëlojtarit të tij Ederson.

 

Portieri brazilian ka dhënë dritën e gjelbër për t’u transferuar në Lindjen e Mesme, madje kishte arritur marrëveshje personale me Al Nassr, por në fund transferimi dështoi shkaku i kërkesave të lartë të Cityt.

Man City po insiston që të marr të paktën 50 ose 60 milionë euro nga shitja e Edersonit, për këtë arsye nuk do të jetë aspak një marrëveshje e lehtë për klubin arab.

Powered by WordPress