Tre autobusë që po vinin në Kosovë, të mbushur me mërgimtarë nga Suedia janë ndaluar në kufirin me Serbinë, në orët e hershme të mëngjesit, raporton TV Arbëria.
Një burim i TV Arbërisë i cili po ashtu ishte duke udhëtuar përmes njërit prej autobusëve, ka thënë se Policia i ka zbritur udhëtarët dhe ata kanë mbetur në rrugë, ndërsa autobusët i ka kthyer për Serbi.
“Plot 3 autobusë na kan kthy në Serbi dhe na kanë lënë në kufi, jemi diku 300 persona. Në orën 7:15 ishim të bllokuar pra heret në mëngjesin e sotshëm”, ka thënë burimi për Arbëria TV.
TV Arbëria mëson se bëhet fjalë për kompaninë “Skandi Tours”, të cilët nuk kanë leje ndërkombëtare për udhëtim, me ç’rast edhe janë ndaluar nga Policia e Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se shoferët e këtyre autobusëve ishin serbë.
TV Arbëria ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.
Më poshtë gjeni edhe disa fotografi nga udhëtarët të cilët tashmë janë duke u kthyer për Kosovë.