Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Largimi i Sergi Robertos, Barcelona e ka vetëm një lojtar prioritet për krahun e djathtë të mbrojtjes

Largimi i Sergi Robertos, Barcelona e ka vetëm një lojtar prioritet për krahun e djathtë të mbrojtjes

Sergi Roberto ka mbetur pa kontratë dhe ai pritet mos të nënshkruajë një të re me skuadrën e tij Barcelona.

Me largimin e Robertos është larguar edhe Joao Cancelo të cilit i ka skaduar huazimi nga gjiganti anglez Manchester City

Aktualisht te Barcelona janë pa një mbrojtës të djathtë përveç francezit Jules Kounde i cili herë pas here e ka mbuluar këtë pozicion.

Megjithatë te katalunasit kanë vetëm një objektiv për këtë pozitë dhe ai është Joao Cancelo, portugezi të cilin e kishin në huazim nga Man City.

Barcelona e ka kërkuar huazimin e tij edhe për një vit tjetër, por ky propozim i Barcelonës është hedhur poshtë nga City që dëshiron vetëm shitjen e tij.

Fabrizio Romano ka njoftuar se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes po bisedon me Cityn për të gjetur një marrëveshje për transferimin e përhershëm të Cancelos në Camp Nou.

City është gati ta lejoj largimin e portugezit për një shumë rreth 25 milionë euro, shumë që duket e përballueshme për Barcelonën.

Powered by WordPress