Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Sondazh: Një e katërta e 20-vjeçarëve përballen me depresion dhe ankth

Sondazh: Një e katërta e 20-vjeçarëve përballen me depresion dhe ankth

Pothuajse një e katërta e të rinjve janë përballur me depresion dhe ankth, dhe gjysma i drejtohen një profesionisti për një lloj mbështetje psikologjike, sipas një sondazhi kombëtar mbi jetën dhe zakonet shëndetësore të 20-vjeçarëve të kryer nga platforma e kompanisë Galenika.

Si periudha të ankthit intensiv, të rinjtë përmendën situatat kur duhet të marrin vendime të rëndësishme për jetën, si regjistrimi në universitete, dhe si problem tjetër psikologjik, rraskapitja dhe problemet me përqendrimin, veçanërisht gjatë periudhave të provimeve, të cilat më së shumti zgjidhen me pirjen e kafesë ose pije energjike.

Sondazhi tregoi se një e katërta e të rinjve mendojnë se kujdesen për shëndetin e tyre, ndërsa gati dy herë më shumë prej tyre deklaruan se përpiqen të përmirësojnë zakonet e tyre.

Shumica e të anketuarve kanë ndryshuar stilin e jetës vitin e kaluar, në këtë kuptim, të anketuarit theksojnë se lëvizin më shumë, kujdesen më shumë për dietën e tyre, merren më shpesh me sport ose aktivitet fizik dhe konsumojnë më pak alkool.

Hulumtimi mbi zakonet e jetës së njëzet vjeçarëve është kryer nga janari deri në shkurt në një kampion prej 600 të anketuarve.

Powered by WordPress