Chelsea është një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në afatin kalimtar veror me blerje dhe shitje të futbollistëve.
Gjiganti londinez po mendon për daljet pasi dëshiron të mbledh fonde për transferime të reja.
Trajneri i ri Enzo Maresca i ka bërë të qartë tanimë drejtuesve të klubit për emrat e disa lojtarëve që nuk llogarit në ta dhe njëri nga ta është Noni Madueke.
22-vjeçari sezonin e kaluar iu bashkua londinezëve nga PSV Eindhoven, derisa pritet largimi i tij këtë verë.
Përkundër se është lidhur me një transferim te Juventusi, një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe Madueke do të mbetet në Ligën Premier.
Sipas asaj që ka raportuar Football Insider, sulmuesi anësorë pritet të transferohet te Newcastle United dhe palët tanimë janë në bisedime të avancuara.
Chelsea ka shprehur gatishmërinë për shitjen e sulmuesit dhe synon që nga largimi i tij të fitoj 35 milionë euro, aq sa shpenzoi një vit më parë për transferimin e tij.
Në 34 ndeshje zyrtare sezonin e kaluar, Madueke realizoi tetë gola dhe asistoi në tre të tjerë.