Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Çfarë është ‘terapia e refuzimit‘ që ndikon në vetëbesimin e njerëzve

Çfarë është ‘terapia e refuzimit‘ që ndikon në vetëbesimin e njerëzve

Refuzimi është frika më e madhe për shumë njerëz, madje kjo shoqërohet edhe me një ndjenjë mospranimi

Mund të ketë shumë ndjesi që bëhen bashkë, por diçka dihet me siguri: kjo terapi po qarkullon shumë në TikTok.

Ka shumë kontekste që mund të vlejnë në këtë lloj terapie, nga refuzimi për të fryrë tullumbacet në një festë ditëlindje, te shmangia e ftesës për një kafe, për një xhiro etj.

Refuzimi mund të shoqërohet me frikë për shumë njerëz, por një formë e “terapisë” përfshin vendosjen e kësaj frike përpara çdo gjëje.

Në video, njerëzit mund të shihen duke e vënë veten në një sërë situatash ku mund të refuzohen nga shoqëria, njerëzit, të njohurit etj.

Çfarë është “terapia e refuzimit”?

Terapia për herë të parë është praktikuar nga sipërmarrësi kanadez Jason Comely, i cili krijoi karta sugjerimesh që inkurajonin njerëzit të përpiqeshin me qëllim të refuzoheshin në mënyrë që të ishin më të guximshëm në të ardhmen.

“Kjo terapi nuk është një formë psikoterapie e bazuar në kërkime,” thotë Gail Saltz, profesore e psikiatrisë në “NY Presbyterian Hospital Weill-Cornell School of Medicine”.

Kjo terapi dukshëm nxit përballjen me këtë refuzim, daljen nga situata, gjetjen e mekanizmave për ta kapërcyer çështjen etj.

Përfitimet e terapisë së refuzimit

Në thelb, terapia e refuzimit i inkurajon njerëzit të përfshihen në një detyrë sfiduese çdo ditë, në një situatë që mund të shkaktojë refuzim. Për njerëzit që marrin pjesë në këto detyra, këto sfida mund të ndihmojnë në rritjen e besimit dhe uljen e ndjeshmërisë së tyre ndaj dështimit dhe refuzimit.

Për cilët persona është më e mirë kjo terapi?

Disa njerëz në TikTok thonë se terapia e refuzimit i ka ndihmuar ata të ndihen më të sigurt, por ekspertët e shëndetit mendor janë të kujdesshëm që të mos e sugjerojnë për këdo.

“Nuk është një terapi aktuale, sidomos për njerëzit që luftojnë me çështjen e besimit të ulët ose frikëra të tjera sociale,” thotë Lily Brown, drejtuese e kërkimeve për ankthin dhe shëndetin mendor në “University of Pennsylvania.”

Powered by WordPress