Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohen tre persona, zihen duke prerë drurë ilegalisht në Jezercë të Ferizajt

Arrestohen tre persona, zihen duke prerë drurë ilegalisht në Jezercë të Ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre presona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke prerë drurë ilegalisht në malet e Jezercës në Ferizaj.

Në njoftim bëhet e ditur se është konfiskuar edhe një furgon, dy traktorë e disa motorsharra.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë në mbajtje për procedura tjera hetimore.

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve”, përfundon njoftimi.