Kandidati PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka theksuar se partia e tij ka nisur mobilizimin për t’u rikthyer si partia e parë në vend.
“Edhe Drenasi tashmë ka nisur organizimin dhe mobilizimin për ta rikthyer PDK-në në nivel vendi si parti të parë”, ka shkruar Hamza.
Postimi i plotë:
Edhe Drenasi tashmë ka nisur organizimin dhe mobilizimin për ta rikthyer PDK-në në nivel vendi si parti të parë. Nikoqiri ynë i radhës ishte Ramizi, i cili na tregoi për të arriturat, projektet e reja dhe përgatitjet e nevojshme që po bëhen në këtë komunë.
Në koordinim me strukturat dhe të gjithë aktivistët, duke demonstruar përgjegjësi, hapësirë për të dëgjuar dhe gatishmëri për të mësuar e ndryshuar në bazë të kritikave konstruktive, së bashku ecim përpara!
