Bayern Munich do të riniset me Vincent Kompany, me misionin për t’u rikthyer menjëherë te fitimi i trofeve.
Sezoni i fundit, si rrallë herë për bavarezët, u mbyll pa asnjë sukses.
Dhe rekordmenët e Gjermanisë do të tentojnë të shfaqen përsëri dominues në Bundesliga, por jo vetëm.
Skuadra është përforcuar me emra si Ito, Olise dhe Palhinha, ndërkohë që po tentohet edhe firma me zviceranin Embolo.
Por jo vetëm merkato në hyrje.
Një nga emrat që mund të largohen është Joshua Kimmich, i cili mund të provojë një aventurë të re pas 9 viteve në Bavari.
Hansi Flick, i cili e njeh shumë mirë si pasojë e faktit që ka punuar me mesfushorin te Bayerni dhe kombëtarja gjermane, e do te Barcelona.
Në lidhje me të ardhmen e 29-vjeçarit, i cili ka edhe një vit kontratë, ka folur Max Eberl, CEO i “gjigantit” gjerman.
“Joshua ka edhe një vit kontratë me ne. Kemi rënë dakord që të ulemi dhe të bisedojmë për të ardhmen e tij sapo të rikthehet nga pushimet”.