Të jetuarit shëndetshëm është një stil shumë dimensional që padyshim përfshin edhe pirjen e lëngut të karotës.
Ky lëng është i pasur me beta karotën që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera.
Dhe nëse zgjidhni karotat e freskëta të kultivuara në Shqipëri, atëherë do të përfitoni më të mirat e lëngut të karotës sipas renditjes së AgroWeb.
Përmirëson oreksin
Nëse konsumoni një gotë me lëng karote përpara çdo vakti, do të rrisni shanset e sekretimit të lëngjeve tretëse dhe do të rrisni oreksin.
Përmirëson shikimin
Lëngu i karotës përmirëson shikimin falë përmbajtjes së beta karotenit dhe luteinës të cilat mbrojnë sytë.
Mëlçia e transformon beta karotenin në vitaminë A dhe më pas e transporton atë direkt e në retinë.
Vitamina A më pas transformohet në rodopsinë, një përbërës i nevojshëm për një shikim të shëndetshëm sidomos në errësirë.
Ul kolesterolin
Lëngu i karotës përmban kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Kaliumi së bashku me manganin dhe magnezin ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqernave në gjak, rrjedhimisht duke parandaluar diabetin.
Bën mirë për shtatzëninë
Konsumi i lëngut të karotës gjatë shtatzënisë ndihmon nënën dhe foshnjën të përthithin të gjithë ushqyesit e nevojshëm.
Lëngu i karotës gjatë shtatzënisë dhe më tej përmirëson cilësinë e qumështit të gjirit sepse është i mbushur me vitaminë A.
Nëse e pini këtë lëng gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë, atëherë gjasat që foshnja të preket nga infeksione të rrezikshme, ulen ndjeshëm.
Forcon imunitetin
Nëse pini një gotë me lëng karote çdo ditë, sistemi juaj imunitar do ju falënderojë. Lëngu i karotës është i mirë për të mbrojtur organizmin nga bakteret e dëmshme, virozat dhe inflamacioni.
Shëndeti i zemrës
Karotat janë të mbushur me antioksidantë dhe fibër dietike, ndaj e mban zemrën të shëndetshme, duke mbrojtur arteriet dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Përmirëson shëndetin e mushkërive
Lëngu i karotës është i shkëlqyer për shëndetin e mushkërive, sepse parandalon sëmundjet respiratore të shkaktuara nga infeksionet dhe lufton ndikimin negativ të duhanpirjes.
Lufton plakjen e parakohshme
Beta karotenoidët ulin degjenerimin e qelizave dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Ato rrisin sasinë e kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj elasticitetin e duhur dhe duke zbutur të gjitha shenjat e moshës siç janë rrudhat.
Kaliumi ndihmon në zbutjen dhe ushqimin e lëkurës, duke larguar njollat apo shenjat e saj. Ky lëng ndihmon me hidratimin e lëkurës dhe e mban atë të ushqyer dhe të butë.
Ju ndihmon të flini më mirë
Lëngu i karotës inkurajon formimin e melatoninës në organizëm, rrjedhimisht ju ndihmon të rregulloni gjumin dhe të flini më mirë.
Pastron mëlçinë
Avantazhet shëndetësore të lëngut të karotës kanë sasi të mëdha të vitaminës A, e cila eliminon yndyrën e tepërt nga mëlçia.
Për të përfituar nga këto avantazhe ju duhet të konsumoni lëng karote rregullisht.
Kundër anemisë
Përmbajtja e hekurit në lëngun e karotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.
Si të përgatisni lëngun e karotës
E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme.
Sasia e rekomanduar e lëngut të karotës
Rregulli i parë është që të pini lëngun e karotës bashkë me një lugë me vaj ulliri. Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia.
Lëngu i karotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas.
Lëngun e freskët të karotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre.
Pini lëngun e karotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh.
Lëngu i karotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton ta holloni atë me ujë në raportin 1-1.