Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > FSHF arrin marrëveshje me trajnerin italian për të marrë drejtimin e Shqipërisë U-17

FSHF arrin marrëveshje me trajnerin italian për të marrë drejtimin e Shqipërisë U-17

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshje me trajnerin italian, Andrea Tedesco, për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë U-17.

Tedesco i cili ka një CV të pasur si trajner në Itali, por edhe në nivel ndërkombëtar do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në, teksa do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Evropian “Shqipëri 2025”.

Tekniku 39-vjeçar së fundmi ka qenë në krye të Napolit U-19, teksa më parë për dy sezone ka drejtuar edhe Kombëtaren U-19 të Maltës

Gjithashtu Tedesco ka qenë edhe në rolin e zëvendës-trajnerit te skuadra rumune Universitatea Craiova 1948. Ndërsa në fillimet e karrierës ka drejtuar edhe skuadrën italiane Casertana.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-17, Andrea Tedesco, do të qëndrojë në Tiranë për sa kohë të jetë në krye të Shqipërisë U-17 për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ai do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës për të ndjekur e monitoruar talentët si edhe do të nisë menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për finalet e Kampionatit Evropian U-17, që do të zhvillohen në Shqipëri nën organizimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n.

Powered by WordPress