Skuadër ku kaloi vite të bukura dhe përjetoi emocione të paharrueshme. “Colchoneros” do të jenë gjithmonë pjesë e zemrës së tij, sidomos miku i shtrenjtë Koke, kapiteni i skuadrës së Diego Simeone
“Faleminderit Atletico Madrid. Faleminderit punëtorëve të klubit dhe tifozëve, ju jeni shpirti i këtij klubi. Dhe mbi të gjitha faleminderit ty Koke, që më ke ndihmuar gjithmonë. Në çdo kohë dhe për gjithçka.
Ti je Atletico e Madridit! Do të më mungosh vëlla”, shkruan 31-vjeçari në rrjetet sociale. Sulmuesi iberik është gati të nisë eksperiencën e radhës në Serie A.
Kampionat që e njeh mirë pasi është aktivizuar në dy periudha të ndryshme me Juventusin. E ardhmja quhet Milan, me kuqezinjtë që shpresojnë që të sigurojnë trofe falë golave të lojtarit nga Madridi