Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Liga Premier konfirmon kontaktin me Chelsean për dënimin e Enzo Fernandezit

Liga Premier konfirmon kontaktin me Chelsean për dënimin e Enzo Fernandezit

Liga Premier ka konfirmuar se kanë kontaktuar me klubin e Chelseat për mënyrën më të mirë për të ndëshkuar mesfushorin Enzo Fernandez.

Fernandez u zhyt në ‘ujë të nxehtë’ pasi këndoi një këngë raciste transfobike kundër lojtarëve të Francës, veçanërisht Kylian Mbappes.

Argjentinasi është fajtori më i madh i sagës, sepse ishte ai që vendosi të hynte ‘live’ në Instagram për të postuar bashkëlojtarët e tij në Argjentinë duke kënduar këngën fyese

Ky veprim i lojtarit ka marrë kritika të mëdha gjithandej, por tani synohen edhe dënime kundrejt tij.

“Liga Premier dhe klubet tona janë të përkushtuara për të trajtuar të gjitha format e diskriminimit”.

“Ne jemi në kontakt me Klubin e Futbollit Chelsea dhe do të vazhdojmë të mbështesim klubet, lojtarët dhe stafin në marrjen e masave kundër abuzimit diskriminues”.

“Nuk ka vend për racizëm”, thuhet në deklaratën e Ligës Premier.

Nëse shpallet fajtor, Enzo mund të bëhet ‘kurban’ dhe të përjashtohet deri në 12 ndeshje plus një gjobë të madhe me para.

Powered by WordPress