Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ndërtesa e qeverisë u ndriçua në nder të 15-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë

Ndërtesa e qeverisë u ndriçua në nder të 15-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se pas takimit me ministren e Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa, diskutuan edhe më tej në një darkë miqësore.

Po ashtu, shefi i ekzekutivit, përmes një postimi në X, u shpreh se ndërtesa e qeverisë u ndriçua në nder të 15-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë.

“Ne e zhvendosëm diskutimin tonë miqësor me ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoko Kamikawa në një darkë, ndërsa ndërtesa e qeverisë sonë u ndriçua në festimin e 15-vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike”, shkroi Kurti në X.

“Urime për një partneritet dhe aleancë gjithnjë e më të ngushtë dhe më të fortë”.

Powered by WordPress