I lirë në merkato pasi u largua nga klubi i tij Athletic Bilbao, sezonin e kaluar, e ardhmja e Iker Muniain mund të jetë me argjentinasit në River Plate.
Sipas spanjolles “Marca”, zëvendëspresidenti i klubit argjentinas, Matias Patanian, ka udhëtuar në Spanjë për të negociuar nënshkrimin e lojtarit 31-vjeçar për sezonin e ardhshëm dhe se për momentin, gjithçka që duhet është miratimi i trajnerit Demichelis, që të realizohet kjo transfertë.
Edhe pse dëshira e lojtarit bask është që t’i futet futbollit argjentinas, disa detaje ende duhet të finalizohen në lidhje me çështjen e pagës.
Përveç këtij kushti, kufiri prej pesë të huajve në garat kombëtare do të thotë që River Plate detyrohet të shesë lojtarë për të përdorur Muniain në gara të tjera përveçse në Libertadores dhe Kupën e Botës për Klube.
Iker Muniain e përfundoi ciklin e tij në Athletic Bilbao duke fituar Kupën e Mbretit pas 18 vitesh karrierë në këtë skuadër.