Mediat serbe po raportojnë se është vrarë Faton Hajrizi u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku 36 orë më parë siq thonë mediat atje vrau policin Nikolla Krsmanoviq (34) dhe plagosi Vjekoslav Iliq (50).
Blic thotë se ai nuk ka pranuar të dorëzohet dhe ka qëlluar me një numër të madh të shtëna në drejtim të policëve që e kanë arrestuar!
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është likuiduar.
Në vendngjarje ka zbritur edhe një helikopter i MPB-së.
Hajrizi, sipas informacioneve tona, është nisur për në Banja Koviljaçë, por nuk ia ka dalë, prandaj është fshehur në një kompleks të braktisur fabrikash, ku prej vitesh fshihen mërgimtarët nga Presheva, në pritje të një “lidhjeje” për të ikur nëpër Drina.
“Pjesëtarët e policisë vranë një polic në afërsi të Loznicës”, tha Daçiq.