Ish-diplomati i Koresë së Veriut, Tae Yong-ho është emëruar lideri i ri i kabinetit këshillues të presidentit të Koresë së Jugut.
Yong-ho u bë zyrtari më i lartë që dezertoi nga Koreja e Veriut në Korenë e Jugut. Në fakt, mijëra njerëz kanë ikur nga një vend në tjetrin, por ai u bë personi i parë që mori postin e zëvendësministrit.
Yong-ho, 62 vjeç, ishte zëvendësambasadori i Phenianit në Britani të Madhe përpara se të ikte në Korenë e Jugut në vitin 2016. Pheniani e quajti atë “llum njerëzor” dhe e akuzoi për përvetësim të fondeve shtetërore dhe krime të tjera.