Xhensila Myrtezaj dhe Ghetto Geasy kanë njoftuar datën se kur do të lansohet projekti i tyre i ri.
Ata përmes rrjeteve sociale kanë treguar se kënga do të lansohet të premten me (19 korrik).
“Kush është gati për këtë dyshe. 19.07.24. Vaj Vaj”, thuhet në postimin e tyre në Instagram.
Duket se fansat janë enstuziast të shohin se çfarë perle do të sjellin dy artistët.
Vlen të theksohet se kjo nuk është kënga e parë për dyshen, dyshja kanë dhe një këngë të publikuar para dy vitesh të titulluar “Mëkati im”.
“Mëkati im”, është kënga e cila ka mbledhur plotë 13 milionë klikime.