Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli” – dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi

“Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli” – dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi

Entuziazëm i madh në fillim kur Arsenali pagoi 80 milionë euro te Lilles në verën e vitit 2019 për shërbimet e Nicolas Pepes, i cili pastaj doli të ishte një dështim i madh.

Sulmuesi i djathtë nga Bregu i Fildishtë kishte mbyllur sezonin e fundit me skuadrën franceze me 22 gola dhe 11 asistime dhe dukej se do të ishte fantastik në Angli.

Sigurisht që çmimi i madh i kartonit pati ndikimin e vet negativ, ku Gunners ishin të mëdha, por afrikani realizoi pesë gola në sezonin e parë me Arsenalin.

Ai kishte shkuar në huazim te turqit e Trabzonsporit, ku u largua tani si lojtar i lirë, ndërsa është ndalur tani te koha e tij në Arsenal, ku thotë se nga fjalë dhe sulmet mendoi ta linte futbollin.

“Sigurisht që dështova tek Arsenali. Të rrallë janë futbollistët që shënojnë menjëherë 25 gola tek ekipi i ri, por nuk e mendoja se do të bija aq poshtë në Ligën Premier. U përballa me shumë kritika dhe ofendime. Ishin në kufijtë e ngacmimeve. Njerëzit nuk arrijnë ta perceptojnë se aq shumë vrer dhe presion të ndikon psikologjikisht”.

“Të ndikon në familje dhe sigurisht që pasojat shfaqen në fushën e blertë. Lojtarët duhet të ndihmohen përballë kritikave. Unë pësova një lloj traume tek Arsenali. Futbolli nisi të më neveritej, më dukej sikur u zhduk gjithë pasioni që kisha për këtë lojë. Në kokën time kalonin shumë pyetje”.

“Isha plot dyshime, pyesja veten se pse po merresha me këtë profesion. Isha afër tërheqjes nga futbolli”, ka treguar Pepe.

Powered by WordPress