Luka Modric aktualisht është duke pushuar në bregdetin kroat.
Ai fillimisht ka vizituar Dubrovnikun dhe disa qytete të tjera, ku aktualisht po shijon Zarën.
Lojtari i kombëtares kroate ka një shtëpi luksoze në lagjen elitare, Kozino të Zarës.
Katër muaj më parë, zona e Zarës u godit nga një stuhi dhe vila e Modric u dëmtua pjesërisht. Fotografët më pas publikuan disa foto që tregonin se reshjet e shiut kishin dëmtuar rrugën hyrëse në vilë dhe hyrjen e vilës.
Modric ka edhe një vilë në Madrid
Përveç vilës në Zarë, Luka ka edhe një vilë në La Moraleja në Madrid.
Ylli i futbollit e ka blerë vilën në vitin 2019. Toka ka dhjetë mijë metra katrorë. Mediat spanjolle kanë shkruar se vila ka nëntë dhoma me nëntë banja. Dhomat kryesore, kuzhina dhe e ndenjes ndodhen në katin përdhes, ndërsa dhomat e miqve janë në katin e parë.
Vila ka gjithashtu një pishinë të jashtme, një kënd lojrash, një kopsht, një garazh që mund të strehojë dhjetë makina, një palestër dhe një kinema për 18 persona.
Ka dhe një penthouse në Madrid
Luka posedon edhe një apartament në Zagreb. Penthouse që ka blerë Modric ndodhet në një ndërtesë luksoze në rrugën Tkalçiqeva.
Capology, i cili merret me financat në futboll, ka llogaritur para disa muajsh se sa ka fituar Modric në karrierën e tij.
Të ardhurat e Modric në karrierë së shpejti do të rriten në më shumë se 140 milionë euro dhe kapiteni i Kroacisë merr pak më shumë se 420 mijë euro në javë nga Reali, që është afër 22 milionë euro në vit.