Maximilian Ibrahimovic, djali i sulmuesit legjendar të klubeve më të mëdha evropiane Zlatan, nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale.
Ibrahimovic Junior nënshkroi kontratë me Milanin, klubi ku babai i tij mban postin e këshilltarit të klubit dhe detyrën e njeriut kryesor që lidh lojtarët me drejtuesit.
Maximilian do të luajë për ekipin e të rinjve të Milanit pasi kaloi sezonin e kaluar duke luajtur për ekipin e tyre U-18.
Ai luan kryesisht në krahun e majtë, ndërsa sezonin e kaluar luajti 29 ndeshje dhe shënoi tre gola.
Kujtojmë se Zlatan Ibrahimovic në karrierën e tij profesionale ka luajtur pothuajse 1000 ndeshje dhe ka shënuar më shumë se 550 gola.
Golashënuesi më i mirë në historinë e Suedisë ka luajtur për PSG, Milan, Inter, Ajax, Juventus, LA Galaxy, Manchester United dhe Barcelona.
Ai e filloi karrierën e tij në Malmo, dhe përfundoi si lojtar i Milanit vitin e kaluar, ku tani ka kontratë profesionale.