Enzo Fernandez transmetoi drejtpërdrejt veten dhe shokët e tij të skuadrës në Argjentinë duke kënduar një këngë raciste që synonte lojtarët francezë me ngjyrë.
Ai kërkoi falje, por qartësisht nuk mjafton pasi shfaqi një problem racist në shoqërinë argjentinase.
Tani, babai i mesfushorit të Chelseat është përpjekur të mbrojë djalin e tij duke thënë se Argjentina është diskriminuar në baza racore.
“Unë e di kush është djali im. Ai nuk është i tillë. Nuk është racist, kurrë! Është e vështirë për një evropian të kuptojë kulturën tonë të futbollit si brohoritjet dhe festimet”, deklaroi Raul Fernandez.
“Ai e regjistroi atë video në një moment të papërshtatshëm. Ishte keq, as nuk e kuptoi atë që po këndonte”.
“Në vitin 2014, kur Gjermania na mundi, ata imituan se si ecin gauchos (kalorësit, simboli kulturor i Argjentinës) dhe na quajtën injorantë”.
“Në vitin 2018, Franca u tall me Messin për gjatësinë e tij. Asnjëherë nuk dolëm të themi se po diskriminoheshim”, ka shtuar më tej babai i Enzos.