Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bekë Berisha i reagon Kurtit për policët që po e ruajnë Ujmanin: Spot elektoral, temperaturat 40 gradë…

Bekë Berisha i reagon Kurtit për policët që po e ruajnë Ujmanin: Spot elektoral, temperaturat 40 gradë…

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i ka reaguar Qeverisë Kurti, pasi ky i fundit po thotë se liqeni i Ujmanit po vizitohet nga aktivistë të Vetëvendosjes, e ndërkohë po ruhen nga Policia e Kosovës, orar të zgjatur e temperatura të larta.

Berisha ka thënë se 600 policë po qëndrojnë temperatura 40 gradë “që të sigurojnë “aktorët” aktivistët e VV së gjatë incizimit të spotit elektoral!”, shkroi ai në Facebook.

Deputeti i ka kërkuar Kurtit që t’i kthejë policët me orare normale, sepse me këtë gjest thotë se po i demotivon policitë.

“Manifestimi i “sovranitetit “ Kryeministër kthej policët në orar normal . Ky gjest ka demotivuar Policinë!
Sovraniteti mbrohet me miq nga qeveria e Kosoves !”, tha ai.

Powered by WordPress