Me laptop dhe internet në qeli po vuan dënimin autori i disa vrasjeve dhe ngjarjeve kriminale Nuredin Dumani.
Teksa akuzoi Dumanin për vendosjen e tritolit në banesën e saj, Nikolli tha se kishte komunikuar vazhdimisht me Dumanin në qeli duke treguar se ai kishte kushte komode në qeli dhe kishte komunikim me botën e jashtme.
Kjo ishte dëshmia e Alda Nikollit, njëra prej motrave Nikolli, të cilave iu vendos tritol në banesën e tyre në Elbasan pak ditë më parë, ajo që nxori në dritë faktet.
Për pasojë janë pezulluar nga puna dy policë të drejtorisë së burgjeve.