Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë...

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Lajçak do të përpiqet të organizojë takim trepalësh

Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri...

Dardan Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tragjedia në Bunë, flasin policët: Gruaja ishte në gjendje të rëndë psikologjike

Extra AL PVC

Ishte ora 14:00 e datës 17 korrik, ku babai i një 27-vjeçareje telefonoi pranë komisariatit të policisë së Shkodrës se vajza e tij e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që po mbytej së bashku me 4 fëmijët.

Lulash Lokthi, Valter Serraj, Avni Doda dhe Landi Malkaj me të marrë njoftimin ndërhynë menjëherë duke shmangur mrekullisht një tragjedi.

Në një intervistë efektivët rrëfejnë momentin kur shpëtuan nënën me 4 fëmijët.

“Rreth orës 14:00 nga salla operative dhe nga shefi i rendit për ti nisur në drejtim të “Urës së Bunës” është një informacion nga një qytetar, është një person më katër fëmijë tenton të hidhet në lumin Buna . Ne menjëherë kemi mbërritur tek vendi ku bëhet fjalë dhe kemi konstatuar një grua me katër fëmijë të mitur”, deklaron Lulash Vokthi – efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Shkodër.

Efektivi i policisë thotë se gjendja e gruas ishte tepër e rënduar ndërsa tregon që menjëherë janë kujdesur për fëmijët të cilët ishin tepër të uritur.

“Gruaja ishte ne gjendje të rëndë psikologjike dhe mendore , i kemi nxjerrë hije, i kemi afruar tek stoli atje. I kemi qetësuar, i kemi thënë hajde me ne, të ndihmojmë, do ju zgjidhim të gjitha problemet. Kishte tentuar të hidhej në ujë. I kemi marrë i kemi ulur aty, i kemi blerë disa molto, ujë dhe i kemi shoqëruar tek komisariati i policisë”, deklaroi Vokthi.

Kjo ngjarje e rëndë fatmirësisht është parandaluar në kohë nga efektivët e policisë të cilët kanë shtuar patrullimet në zonë pas vetëvrasjes tragjike të Alma Arrazit me 4 fëmijët e saj pak kohë më parë. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se para se të mbytej, 27 vjeçarja përveç  babait, ka telefonuar edhe ish-bashkëshortin për ti treguar për aktin ekstrem.

Në kushte të rënduara psikologjike, 27 vjeçarja  kishte tentuar të hidhej në ujërat e lumit “Buna” së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur 7,5,3 dhe 1 vjeç, por fatmirësisht u shpëtuan nga reagimi në kohë i forcave të rendit.

spot_img

Të fundit

Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë...

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Lajçak do të përpiqet të organizojë takim trepalësh

Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri...

Dardan Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy...

DASh me lëvdata për Shqipërinë: Ka bërë përparime të shkëlqyera në luftën ndaj korrupsionit

Puna e SPAK-ut, është një sinjal pozitiv për investitorët...

Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret bisedimet për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi...

Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq nesër në Bruksel, Lajçak do të përpiqet të organizojë takim trepalësh

Bashkimi Evropian ka konfirmuar mbajtjen e takimit të ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh për datën 17 shtator. “Mund të konfirmoj se takimi...

Dardan Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi të kryeministrit Albin Kurtit dhe ministrit për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Foto e...